MENU
klinika

Pritja e ngrohtë

Griezmann rikthehet si yll tek Atletico Madrid

08.09.2021 - 14:44

Ishte protagonist absolut në fitoren e fundit të Francës, teksa me dy golat e tij thuajse e kualifikoi për në Botërorin e vitit të ardhshëm. Antoine Griezman më pas ka fluturuar drejt Madridit, ku i është bashkuar ekipit të Atleticos.

Ai është rikthyer pas dy vitesh, ku në pamjet e publikuara nga klubi “Los Colchoneros”, ylli francez ndihet mjaft i lumtur për këtë rikthim. Me anë të disa postimeve në kanalet e saja zyrtare, 30-vjeçari shfaqet tejet i lumtur teksa përqafon të gjithë shokët e rinj të skuadrës.

Atletico Madrid është kampioni në fuqi dhe në 3 ndeshjet e para ka marrë 2 fitore dhe një barazim. Me ardhjen e Griezmann, të besuarit e Diego Simeones besojnë se mund ta mbrojnë titullin, duke parë që rivalët kanë problemet e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN