MENU
klinika

Duke filluar nga nëntori 2021

Katari hyn zyrtarisht në garat e Formula 1

30.09.2021 - 17:07

Kalendari i garave të Formula 1 ka pësuar sot një tjetër ndryshim. Më 21 nëntor do të garohet në pistën e Losail, në Katar, për herë të parë një garë e Formula 1.

Kjo pistë do të zërë vendin e garës së Melburn (Australi), ku edhe këtë vit nuk do të zhvillohet asnjë garë. Gara e Melburn u shty nga marsi në nëntor, por as në këtë muaj kjo garë nuk do të zhvillohet.

Një muaj më parë Formula 1 e kishte lënë bosh vendin se ku do të zhvillohej gara e 21 nëntorit. Sot ka ardhur zyrtarizimi se kjo garë do të zhvillohet në Katar, pista e Losail, që zakonisht përdoret për garat e Moto GP.

Kështu, ky sezon i Formula 1 do të ketë tri gara radhazi në Lindjen e Mesme: Katar (21 nëntor), Jedda (5 dhjetor) dhe Abu Dhabi (12 dhjetor), ku dhe do të mbyllet botërori.

Jo vetëm kaq, por Katari ka arritur një marrëveshje me Formula 1 për të zhvilluar në pistën e Losail gara për 10 vite me radhë, duke nisur nga vitit 2023 (vitin tjetër është botërori i futbollit).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN