MENU
klinika

4 mijë km për një ndeshje

Kupa e Francës, aty ku ëndërrojnë edhe amatorët

17.09.2021 - 18:45

Futbolli është sporti më popullor dhe loja më e dashur nga të gjithë. Dhe kjo është dëshmuar qëkur është shpikur. Mund të ëndërrojnë të gjithë. Madje është në nivele të larta, amatorët mund të lënë shenjën e tyre.

Një kompeticion ku përfshihen edhe amatorët është Kupa e Francës, një prej turneve më unike në Europë, pasi është aktiviteti në të cilin skuadrat e kategorive të ulëta shpesh bëjnë surpriza dhe nuk janë të pakta rastet ku edhe ekipet amatore shkojnë deri në fazat finale.

Gjithçka është meritë e formulës, e cila parashikon që në aktivitet mund të marrë pjesë çdo skuadër, dhe me këtë nënkupton edhe ato mijëra kilometra larg. Rregullorja e aktivitetit parashikon që në turne, që në turin e para, mund të marrin pjesë të gjithë, edhe ekipet amatore.

Jo vetëm ato që gjenden në Francë, por edhe ato që kanë rezidencën në territoret e kontinenteve të tjerë, që bëjnë pjesë në Republikën Franceze dhe njihen nga Federata. Me pak fjalë, skuadrat në koloni të vjetra franceze.

Një prej tyre është edhe AS Sent-Pierreis, skuadra e komunitetit të vogël të Sent Pierr et Mikelon, një grup ishujsh të vegjël me rreth 6 mijë banorë që gjendet afër Kanadasë. Ky grumbuj ishujsh njihet si pjesë e Francës që në shekullin e 19 dhe skuadra në fjalë ka vendosur të ndërmarrë një rrugëtim historik.

Ajo ka ecur hap pas hapi dhe tashmë e sheh veten në turin e tretë të aktivitetit, me ndeshjen e radhës që do ta luajë në Francë, kundër USSA Vertu, klub i kategorisë së pestë.

Për këtë ndeshje, skuadra ka udhëtuar 4 mijë kilometra për të shkuar në Francë e për të marrë pjesë në aktivitet. Prej një jave ajo gjendet në Francë duke u përgatitur në qendrën e ekipeve kombëtare franceze, me ftesë të Federatës, duke shpresuar që magjia e këtij turneu, t’i shtyjë sa më shumë kthimin në shtëpi.

Për një klub i cili merr pjesë çdo vit në një kampionat me vetëm 3 skuadra dhe ky pjesa më e madhe e lojtarëve në të vërtetë janë lojtarë hokeji në akull, vështirë se mund të ketë më mirë se kaq.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN