MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit

Luhet në “Air Albania”, çmimet e biletave ndaj Polonisë

23.09.2021 - 22:26

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në tetor për t’u ndeshur me Hungarinë në transfertë dhe do të presë Poloninë në shtëpi.

Për sfidën me Poloninë, FSHF-ja ka bërë publike nxjerrjen në treg të biletave për tifozët që do të jenë të pranishëm në “Air Albania”.

Kapaciteti do të vazhdojë të jetë 30% sipas masave të marra nga Qeveria, ndërsa interesi pritet t’i jetë i madh pasi lufta për vendin e dytë sa vjen e bëhet më e fortë. Çmimet e biletave do të variojnë nga 10 mijë lekë të vjetra, deri në 180 mijë lekë në tribunën VIP.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN