MENU
klinika

Vinicius Junior

Më produktivi te Real Madrid, më pak i paguari

24.09.2021 - 15:03

Pas Karim Benzema, nëse ka një tjetër lojtar që ka shkëlqyer në këtë start të këtij sezoni me Real Madrid, është padyshim Vinicius Junior, që e ka nisur sezonin furishëm.

Sulmuesi madrilen ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar tri asiste në gjashtë ndeshjet e para në La Liga. Vinicius është në një formë fantastike dhe shihet si një armë e fortë për Madridin që të triumfojë në fund të sezonit.

Mirëpo, kur vjen puna te pagat, Vinicius është në mesin e lojtarëve që fiton më pak në sezon. Aktualisht, sipas Goal, ai fiton 3.2 milionë euro në sezon, aq sa Dani Ceballos, Jesus Vallejo dhe Andriy Lunin, të cilët nuk aktivizohen fare.

 

Klubi e ndjen se braziliani meriton më shumë dhe se shumë shpejt mund të nisin bisedimet për rinovimin e kontratës dhe përmirësimin e kushteve ekonomike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN