MENU
klinika

Ligue 1, Java 7

Mungon Messi, PSG fiton sërish në frymën e fundit

22.09.2021 - 23:00

Dy ndeshje radhazi të fituara në sekondat e fundit. Edhe pa Messin PSG ia del sërish të marrë tri pikë, kësaj here në transfertë ndaj Metz, duke fituar 1-2. Hakimi heroi i takimit me dy gola.

Hakimi shënoi shpejt, që në minutën e pestë dhe u duk se do të ishte një sfidë e lehtë për kryeqytetasit francezë. Por vendasit barazojnë në fundin e pjesës së parë dhe madje ushtrojnë presion të shënuar sërish.

PSG tenton gjatë gjithë pjesës së dytë për të shënuar golin e dytë, por do të vinte vetëm në minutën e 95-të. Është sërish Hakimi që realizon, kësaj here pas asistit të Neymar. Në 93’ vendasit kishin mbetur me 10 lojtarë.

PSG është perfekt në Ligue 1, teksa ka marrë pikët e plota me 7 fitore radhazi. Ndjek Marseille, me 14 pikë, që sonte u ndal me Angers 0-0. Gjithsesi, marsejezët nuk kanë humbur ende këtë sezon dhe kanë edhe një sfidë më pak, atë me Nice që u ndërpre. Vlen të theksohet përmbysja e Lyon, nga 0-1, në 3-1.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN