MENU
klinika

Rikthimi te Manchester United

Shkaku pse Ronaldo nuk debuton më 11 shtator

02.09.2021 - 17:03

Mendohej se Cristiano Ronaldo do të debutonte me Manchester United menjëherë pas përfundimit të ndeshjeve të kombëtareve, më 11 shtator, por duket se kjo është e pamundur.

Mediat portugeze se CR7, pasi të mbyllë ciklin e shkurtër të ndeshjeve me kombëtaren e tij luzitane, do të duhet që më pas të qëndrojë 5 ditë në izolim kur të kthehet në Britaninë e Madhe.

Në fakt, ky rregull është vendosur nga Premier League në akord me shtetin dhe instancat shëndetësore, ndaj duhet zbatuar. Ronaldo vendosi rekord absolut botëror dhe historik duke u bërë shënuesi më i mirë me kombëtaret me 111 gola (kaloi Ali Daei me 109 gola).

Ai mezi pret që të nisë aventurën e tij të dytë të Djajtë e Kuq pasi u largua në vitin 2009 dhe më pas u desh të luante 9 vite te Reali dhe 3 te Juventus. Ronaldo do të mungojë për Portugalinë në ndeshjen e radhës si pasojë e kartonëve (i plotësoi mbrëmë kur hoqi bluzën pas golit të dytë), por gjithsesi, ai nuk largohet nga grumbullimi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ka një mesazh pë trajnerin dhe tifozët e United

Ronaldo tregon largimin nga Juve dhe ndikimin e Ferguson