MENU
klinika

Broja i shënoi Hungarisë

Southampton i bën jehonë heroit të Kombëtares

06.09.2021 - 12:14

Armando Broja ishte heroi i Shqipërisë në përballjen ndaj Hungarisë. Sulmuesi 19-vjeçar u hodh në fushë në minutën e 78-të, duke zënë vendin e Bekim Balajt, teksa në minutën e 87-të, me një predhë shtangu portierin kundërshtar duke i dhuruar 3 pikë të arta kuqezinjve të Edy Rejës.

Ky realizim fantastik i Brojës, entuziazmoi edhe klubin e Southampton, ku shqiptari aktivizohet. Anglezët i dedikuan dy postime speciale në faqen zyrtare, sulmuesit 19-vjeçar, me një të ardhme të ndritur.

“Ju prezantojmë me fituesin e ndeshjes së Shqipërisë”, shkroi klubi i Southampton në “Twitter”, duke i bashkangjitur një foto të Brojës nga festa e golit me fanellën e Kombëtares. Gjithashtu klubi anglez, i dedikoi edhe një shkrim në faqen e ëeb-it, golit vendimtar të sulmuesit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Situata në kualifikueset e Botërorit

Anglia mund të na japë vendin e dytë në grup


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak