MENU
klinika

“Skuadër e shkatërruar”

Tifozët e Juventus, parulla kundër klubit

02.09.2021 - 11:25

Dy pankarta të mëdha janë shpalosur në afërsi të stadiumit “Allianz”, kundër klubit të Juventusit nga ana e tifozerisë bardhezi. Këto parulla ishin të drejtpërdrejta për presidentin Agneli dhe Alberto Pairettos, i cili është edhe drejtuesi përgjegjës i raportit me tifozët.

Një revoltim i madh ky i tifozërisë së Juventusit të cilët ishin kundër lëvizjeve të fundit të merkatos duke larguar Cristiano Ronaldon dhe afruar Kaio Jorge dhe Locatelin:

“Skuadër e shkatërruar dhe një stadium prej salloni. Agnelli dhe Paireto një shkatërrim i madh”. E dyta, nga ana tjetër, kishte të bënte veçanërisht me mbështetësit e organizuar, konfliktet e brendshme midis grupeve ultras dhe pjesës tjetër të mbështetësve të organizuar.

Por ka të bëjë nga fusha që duke filluar nga ndeshja e radhës me Napolin, përgjigjet e pritshme do të duhet të arrijnë, nga ekipi dhe nga traneri Masimiliano Alegri .

Përgjigjet për të përmbysur trendin negativ të fillimit të kampionatit që i solli Juventusit vetëm një pikë në renditjen e Serisë A me Udinezen dhe Empolit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN