MENU
klinika

Formula 1

Valtteri Bottas lë zyrtarisht Mercedes, zgjedh skuderi rivale

06.09.2021 - 14:11

Tjetër lëvizje e bujshme në Formula 1. Piloti finlandez Valtteri Bottas, që garon prej disa sezonesh me Merdedes, duke nisur nga viti i ardhshëm, do të jetë me skuderinë e Alfa Romeos.

Bottas vitet e fundit është ndjerë nën trysninë e Hamilton, kështu që vitin e ardhshëm do të jetë rival. Bottas zëvendëson patriotin e tij Kimi Raikkonen, që lajmëroi pak më herët që do tërhiqet në fund të sezonit.

Alfa Romeo përdor motorë Ferrari dhe kjo është quajtur një “tradhti” e vogël e Bottas ndaj Merdedes, që konfirmoi se Hamilton do të jetë për të paktën edhe sezonin tjetër pjesë e ekipit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN