Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Holandës në Formula 1, sukses që i dha mundësi pilotit holandez të rimarrë kreun e renditjes së botërorit.
Një triumf i merituar i Verstappen që e dominoi garën nga xhiro e parë deri tek e fundit. Ky është triumfi i shtatë sezonal për të. Ai arriti t’u bëjë ballë sulmeve të dobta të britanikut Lewis Hamilton me Mercedes, që u rendit i dyti dhe lëshon kreun e renditjes së përgjithshme.
Ndërsa i treti u klasifikua piloti finlandez i Mercedes, Valtteri Bottas. Dy pilotët e Mercedes u përpoqën të ushtrojnë presion të Verstappen, por pa sukses.
🏁 TOP 10 FINISHERS 🏁
1 VER
2 HAM
3 BOT
4 GAS
5 LEC
6 ALO
7 SAI
8 PER
9 OCO
10 NOR #DutchGP 🇳🇱 #F1 pic.twitter.com/ECRX2ZHtMm— Formula 1 (@F1) September 5, 2021
Ky triumf i Verstappen çoi në delir tifozët e shumtë holandezë, që festuan bashkë me idhullin e tyre në tribunat ku dominonte ngjyra portokalli. Një garë normale për Ferrarin, që u klasifikua në vendet 5-7, respektivisht me Charles Leclerc dhe Carlos Sainz.
Ata nuk arritën të parakalojnë dot Pierre Gasly me Alpha Tauri, që u rendit i katërti. Gjithsesi, “kokëkuqja” fitoi pikë në klasifikimin për konstruktorë kundrejt McLaren, në një farë anonime ku mori vetëm 1 pikë. Në zonën e pikëve hynë edhe dy makinat Alpine, me Alonso e Ocon. Gara e radhës, pas një jave në Monza të Italisë.