MENU
klinika

Formula 1

Verstappen do ta nisë garën në Sochi nga vendi i fundit

24.09.2021 - 18:39

Piloti holandez i Red Bull, Max Verstappen, do ta nisë garën e Çmimit të Madh të Rusisë në Formula 1 nga vendi i fundit. Kjo garë zhvillohet të dielën. Drejtuesit e Red Bull kanë vendosur të montojnë në makinën e pilotit një motor të ri, i katërti për këtë sezon.

Rregullorja lejon që një pilot të përdorë 3 motorë gjatë një sezoni, ndaj dhe ka ardhur ky penalitet. Për pasojë, Verstappen do ta nisë garën nga vendi i fundit. Të njëjtin penalitet ka marrë edhe Charles Leclerc me Ferrari, që gjithashtu ka ndërruar motor.

Para kësaj gare, Verstappen ishte penalizuar me 3 pozicione, pasi u konsiderua fajtor për aksidentin me Lewis Hamilton në garën e fundit në Monza. Kjo garë e Rusisë do të jetë e tëra në sulm për Verstappen, që do të kërkojë të grumbullojë sa më shumë pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN