MENU
klinika

Sfida me San Marinon

Vetëm TKZ nuk mjafton, pak tifozë kur luan rival modest

08.09.2021 - 15:00

Të shihje “Elbasan Arena” sërish me ngjyrat kuqezi në sfidën e fundit ndaj Hungarisë, të linte një ndjesi shumë të mire. Prezenca e tyre në stadium u ndje shumë duke motivuar lojtarët deri në minutën e fundit.

Tifozët tani kërkojnë suksesin e radhës, madje ndaj San Marino shpresojnë një fitore me goleadë për t’i bërë një mbyllje shumë pozitive ndeshjeve të shtatorit.

Lojtarët gjithashtu shpresojë të shohin sërish tifozët në stadium por interesimi nga ana e tyre ka qenë i paktën, të paktën deri më tani. Deri në këto momente janë shitur më pak se 3 mijë bileta, por një situatë e ngjashme ndodhi edhe ndaj Hungarisë, ku tifozët e kishin lënë për në orët e fundit për të blerë një biletë.

Për fat të keq, ky është një trend ku tifozët në sfida të tilla “harrojnë” Kombëtaren, por këto janë pikërisht ato ndeshje ku prania e tyre është e domosdoshme për t’u dhënë lojtarëve një shtysë më shumë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN