MENU
klinika

UEFA merr shkak nga incidentet

“Air Albania” nën monitorim për finalen e Conference League

15.10.2021 - 12:37

Ndërprerja e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë për shkak të hedhjes së shisheve plastike në fushë, ka vënë në lëvizje organet e UEFA-s të cilat do të dërgojnë një grup ekspertësh për të ndjekur me vëmendje çdo ndeshje që do të zhvillohet në “Air Albania”.

Kjo për faktin se në këtë stadium është përcaktuar se do të luhet ndeshja finale e Conference League, e para e këtij kompeticioni, që gjithashtu është edhe një reklamë e madhe për ne.

Duke qenë se është aktivitet i UEFA-s, ajo do që aty të mos ndodhë asnjë lloj incidenti. Ajo që ndodhi ndaj Polonisë ka tërhequr vëmendjen e shtëpisë europiane të futbollit dhe tani rrezikojmë shumë, sepse në rast se do të përsëriteshin të tilla skena në të ardhmen, mund të hiqej finalja.

Deri në maj, kur do të luhet edhe finalja, duke filluar që me ndeshjet tona derbi, por edhe ato të rëndësishme, ndoshta edhe me ndeshjet e ekipit tonë kombëtar, UEFA do të monitorojë situatën. Për momentin ka alarm.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rekord pikësh në kualifikuese

Kontrata drejt fundit, a do të qëndrojë Reja?