MENU
klinika

E shpjegon vetë trajneri

Armando Broja është i pafat te Southampton

29.10.2021 - 10:49

Me fatin nuk mund të matesh. Southampton gjeti më në fund shpëtimtarin, sulmuesin e shumë kërkuar. Armando Broja në vetëm dy ndeshje bëri atë që nuk e kishin bërë thuajse të gjithë bashkë sulmuesit, arriti të shënojë dy gola në dy ndeshje duke i dhuruar ekipit katër pikë.

Nga tetë gola që ka shënuar Southampton në 9 javë kampionat, dy mbajnë firmën e sulmuesit kuqezi, mbi të gjitha ai kundër Leeds United që rezultojë një trepikësh, fitorja e parë sezonale.

Hasenhuttl u dorëzua përballë këtij fakti, i shtyrë shumë edhe nga tifozët që gjetën një idhull të ri, tani Broja në sytë e tij nuk është thjeshtë një zëvendësues luksi. Për fat të keq, Broja pësoi një dëmtim në sfidën e fundit, atë kundër Burnley, që nuk e lejon të jetë në fushë këtë të shtunë përballë Watford, fakt të cilin e konfirmoi vetë trajneri:

“Broja nuk është në dispozicion sepse ai pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë ndeshjes me Burnley. Ai do të humbasë me siguri ndeshjen ndaj Watford”, – u shpreh trajneri Southampton.