MENU
klinika

Premier League, Java 9

City e zgjidh për 18 minuta, rimerr vendin e dytë

23.10.2021 - 20:26

Manchester City e ka zgjidhur lehtë ndeshjen e sotme në transfertë ndaj Brighton, duke fituar 4-1. Një sukses pa vuajtje nga Sitizens, që rimarrin vendin e dytë, dy pikë larg kreut, që mbahet nga Chelsea.

Të besuarit e Pep Guardiolas e siguruan suksesin që në 45 minutat e para. Protagonisti i sfidës së vlefshme për javën e 9-të të Premier League ka qenë Foden, autor i dy golave. Goli i tjetër i qytetarëve është shënuar nga Gundogan. Kjo ndodhi nga 13’, deri në 31’.

Në pjesën e dytë, vendasit ushtruan presion pa fund. City thjesht u mbrojt, ndërsa kundërsulmi nuk funksionoi aspak. Brighton arrin të ngushtojë me penallti në 80’, por vetëm kaq, pasi në limite e pëson të katërtin nga Mahrez. Mbyllet 1-4.