MENU
klinika

U-21 humbet titullarin

Dy kuqezi dalin pozitivë në ekipet kombëtare

05.10.2021 - 22:47

Kombëtarja shqiptare U-21 ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës ndaj Andorrës dhe Sllovenisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se futbollisti shqiptar që luan tek ekipi i Tiranës, Marsel Ismajlgeci është larguar nga grumbullimi ditën e sotme, pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke mos qenë kështu i gatshëm të luajë për Kombëtaren U-21 në dy ndeshjet e ardhshme zyrtare.

Pas rezultimit të Ismajlgecit pozitiv, në bazë të protokollit sanitar, lojtarët dhe stafi i janë nënshtruar testeve me tampon, por me përjashtim të lojtarit të Tiranës, të gjithë kanë rezultuar negativ.

Shqipëria e 21-vjeçarëve do të luajë ndeshjen e tretë eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ndaj Andorras, më 7 tetor ndërsa katër ditë më vonë do të luajë kundër Sllovenisë.

Të dyja ndeshjet do të zhvillohen në stadiumin “Elbasan Arena”. Skuadra e drejtuar nga trajneri Alban Bushi vijon prej tre ditësh përgatitjet, teksa sot është stërvitur në stadiumin e Egnatias.

Gjithashtu, një tjetër futbollist i ekipeve të moshave të Kombëtares ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Bëhet fjalë për Mateo Çipin, lojtari kuqezi i cili ishte në listën e lojtarëve të thirrur nga trajneri i ekipit Kombëtar U-19, Armando Cungu në kuadër të dy ndeshjeve miqësore ndaj Malit të Zi.

Çipi është larguar nga grumbullimi në vendin fqinj, ku kuqezinjtë kanë nisur përgatitjet që nga dita e hënë. Ndeshja e parë e skuadrës së drejtuar nga Cungu do të luhet më 8 tetor, ndërsa miqësorja e dytë do të zhvillohet më 12 tetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Edy Reja sqaron çështjen e Xhakës

“Kënaqem me 4 pikë në dy sfidat e tetorit”