MENU
klinika

Edhe lokalet hapur

“El Clasico” mposht pandeminë, 100% me tifozë

22.10.2021 - 18:28

Ndeshja e shumëpritur midis Barcelonës dhe Realit, do të shënojë rikthimin e tifozëve në kapacitet të plotë në stadium. Katalonja është një rajon autonom dhe masat e ndërmarra kundër Covid-it kanë qenë të rrepta.

Lokalet, restorantet dhe shumë qendra të tjera ishin të mbyllura deri para një jave. Më 15 tetor u mor vendimi që ambientet e brendshme të hapeshin në kapacitet të plotë. Prandaj, është e para Barcelona–Real Madrid me kapacitet të plotë që nga shpallja e krizës shëndetësore.

Lokalet në Katalonjë tashmë po përgatiten që të ndizen sërisht nga tifozët, të cilët kanë kohë që po presin t’i kthehen jetës normale, të shijojnë ndeshjen nga stadium apo të ulur në një bar duke pirë.

Ka shumë ditë që kanë filluar rezervimet dhe premisat janë që do të ketë një atmosferë të zjarrtë brenda dhe jashtë stadiumit. Dy fitoret e fundit të skuadrës së Koemanit, ndaj Valencias dhe Dinamos, kanë inkurajuar pak tifozët.

Disa prej pronarëve të lokaleve janë shprehur mjaft entuziastë në prag të kësaj ndeshjeje. Enrik Ballabriga, një ndër pronarët e lokaleve, thekson dëshirën që kanë njerëzit për të rijetuar futbollin me miqtë në ambiente.

“Atmosfera është e veçantë, ju duhet të jeni këtu. Emocioni ndihet më shumë sesa në stadium. Ambjenti ynë do të hapet në orën 14:30 dhe derisa njerëzit të largohen”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN