MENU
klinika

Vetëm një ndeshje pa tifozë?

Ja sa mund të dënohet FSHF sipas polakëve

19.10.2021 - 10:37

Incidenti i ndodhur në sfidën Shqipëri-Poloni nuk është harruar nga këta të fundit, që nuk ngurojnë të bëjnë parashikime se si do të dënohet FSHF-ja.

FIFA u përfshi në këtë gjë disa ditë më parë dhe dënoi sjelljen e tifozëve shqiptarë. Reagimi ishte i ashpër dhe më se i qartë: Asnjë tolerim për sjelljet e neveritshme.  Federata botërore analizon raportet ditën e sotme dhe në ditët në vijim pritet të nxjerrë vendimin e duhur në lidhje me incidentin.

Shqipërinë thuhet se e pret një gjobë midis 100.000 deri 200.000 euro dhe një ndeshje në shtëpi pa praninë e tifozëve, siç shkruajnë mediat polake. Do të ishte një goditje mjaft e madhe në aspektin ekonomik pasi kjo ishte hera e parë që pas pandemisë që një ndeshje në Shqipëri luhej me kapacitet të plotë, gjë e cila solli dhe incidente.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN