MENU
klinika

Llogaritë në Evropë

Kombëtaret që mund të kualifikohen këtë javë në Katar 2022

10.10.2021 - 22:24

Skuadra e parë që mund të marrë një biletë për në Katar 2022 është Gjermania, që të hënën në mbrëmje do të përballet me Maqedoninë e Veriut në Shkup.

Një fitore e “pancerave”, e kombinuar me një barazim ose humbje të Armenisë ndaj Rumanisë, do të bënte që skuadra e drejtuar nga Hansi Flick të siguronte matematikisht vendin e parë, që përkthehet në kualifikim direkt për në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Po të hënën, mund të sigurojë zyrtarisht kualifikimin edhe Belgjika, ndonëse nuk ka luajtur asnjë ndeshje eliminatore, pasi ka qenë e angazhuar në fazën finale të Ligës së Kombeve.

qatar 2022
qatar 2022

Skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez ka arritur të marrë 18 pikët e mundshme në 6 ndeshjet e para dhe mund të kualifikohet zyrtarisht nëse Uellsi nuk arrin të fitojë në Tallin ndaj Estonisë.

Të martën pritet të marrë biletën për në Katar edhe Danimarka, që do të presë në shtëpi Austrinë. Danezët kanë bërë një fushatë eliminatore të shkëlqyer deri tani, duke fituar të 7 ndeshjet e luajtura, me një golavarazh +26 dhe kanë nevojë për 3 pikët ndaj Austrisë, që të sigurojnë edhe matematikisht pjesëmarrjen.

Në Grupin I, ku bën pjesë edhe kombëtarja shqiptare, favorite absolute për të siguruar kualifikimin direkt është Anglia, që kryeson me 19 pikë pas 7 ndeshjesh, por “Tre luanët” do të duhet të presin muajin nëntor për të festuar zyrtarisht këtë arritje, pavarësisht rezultatit që do të prodhojë përballja Shqipëri-Poloni në “Air Albania”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN