MENU
klinika

Serie A, Java 8

Ky Milan nuk “vdes” lehtë, përmbys 2 gola dhe merr kreun

16.10.2021 - 22:46

Milan zhvilloi një ndeshje tjetër të madhe dhe të bukur, duke fituar në shtëpi 3-2 me Veronan. Por suksesi erdhi pas kishte pësuar 2 gola, cka e bën këtë fitore edhe më të bukur. Kuqezinjtë marrin kreun, në pritje të gabimit të Napolit.

Milan u shokua në pjesën e parë. Miqtë kanë zhbllokuar ndeshjen në minutën e shtatë me një gol të bukur të Caprari-t. 17 minuta më mbrapa ka ardhur edhe goli i dytë i veronezëve. Barak ka dyfishuar nga pika e bardhë pas një penalltie të shkaktuar nga Romagnoli.

Por në të dytën ka qenë e gjitha simfoni kuqezi. Vendasit nuk dorëzohen. Në 59’ Giroud ngushton diferencën pas pasimit të Leaos. Ky gol u jep zemër të besuarve të Piolit, që në 76’ barazojnë me Kessie, i cili tregohet i saktë në penalltia.

Kuqezinjtë besojnë te fitorja dhe vetëm dy minuta më pas, pas presingut, Gunter shënon autogol. Vërtet e pabesueshme, Milan përmbysi dy gola në 19 minuta lojë. Ibrahimovic hyri në fushë vetëm 1 minutë para golit të tretë. Nuk pati më gola, mbyllet 3-2.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN