MENU
klinika

Në ndeshjen Suedi-Greqi, 2-0

Marrëveshja e suksesshme e Forsberg me kapësen e topave

14.10.2021 - 16:56

Suedia fitoi 2-0 ndaj Turqisë dy ditë më parë, por një prapaskenë interesante është zbuluar pas ndeshjes. Meritë për këtë sukses mund është edhe njërës prej kapësve të topave.

Emil Forsberg duket se ka arritur të bëjë një marrëveshje të suksesshme me të Valerian, një prej kapësve të topave: në çdo goditje nga këndi duhej të ishte “më e ngadaltë” se zakonisht në dorëzimin e topit në mënyrë që rivalët e Greqisë të mos e fillonin shpejt lojën dhe të provonin të përmbysnin rezultatin.

Ka qenë vetë vajza që ka zbuluar se në këmbim ka marrë fanellën me numrin 10 të idhullit të saj. “Emil më është afruar gjatë një goditje nga këndi dhe më ka thënë ta ngadalësoja pak lojën. Në këmbim, në fund të ndeshjes, do të më jepte fanellën e tij. Është treguar shumë i sjellshëm dhe unë kam dashur ta ndihmoj”.

Duke parë fotografitë e bëra pas ndeshjes, vajza e ka përmbushur misonin dhe është kthyer në shtëpi me fanellën e Forsberg.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN