MENU
klinika

Duka e cilëson ngjarje të turpshme

“Ndërprerja e ndeshjes me Polonisë na njollos”

15.10.2021 - 13:24

FSHF do të organizojë një tjetër aktivitet me UEFA-n për sigurinë e stadiumeve për organizimin sa më të mirë të një ndeshjeje futbolli dhe për të minimizuar sa më shumë incidentet me tifozët. Armand Duka foli për incidentet e fundit:

“Pas pak ditëve ne do të kemi një tjetër aktivitet për sigurinë e stadiumeve. Një aktivitet i planifikuar më parë, por që në fakt me ngjarjet e fundit në stadium bëhet edhe më emergjente, për mënyrën se si ne duhet të organizohemi më mirë, se si të gjithë faktorët dhe aktorët duhet të bëjnë më mirë organizimin e një ndeshje.

Ekspertë të fushës nga UEFA do të jenë në Tiranë bashkë me ekspertët tanë në ndeshjet e kampionatit shqiptar dhe sidomos në ndeshjet derbi ku do të ketë më shumë prani tifozësh për të minimizuar apo eliminuar ngjarje si ajo e mbrëmshmja.

Ngjarje me të vërtetë e turpshme, që nuk na nderon, njollos futbollin, por që të gjithë ne duhet të ndjejmë përgjegjësi, të nxjerrim mësime dhe të përmirësohemi për të ardhmen dhe jo të drejtojmë gishtin nga njëri-tjetri, pasi të gjithë ne jemi fajtorë, që nga ne si organizatorë, ata që duhet të na ndihmojnë apo tifozët në shkallët e stadiumit.

Është vërtetë mëkat kur 22.000 tifozë në stadium krijuan një atmosferë shumë të mirë, por nga disa individë të njollosemi apo të penalizohemi” – theksoi Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rekord pikësh në kualifikuese

Kontrata drejt fundit, a do të qëndrojë Reja?