MENU
klinika

Kualifikueset e Botërorit 2022

Ngec Brazili, Argjentina nuk fal me Messin

11.10.2021 - 11:04

Kanë përfunduar 5 sfidat e dyta të muajit tetor për fushatën kualifikuese të Botërorit “Katar 2022” në Amerikën e Jugut. Brazili ka barazuar në transfertë kundër Kolumbisë pa gola 0-0.

Skuadra e drejtuar nga Tite praktikisht e ka siguruar biletën për në Katar, sepse kryeson grupin me 28 pikë të grumbulluara në 10 ndeshje dhe me golavarazhin më të mirë, pasi ka shënuar deri tani 22 gola dhe ka pësuar vetëm 3 të tillë.

Argjentina ka triumfuar 3-0 në shtëpi ndaj Uruguajit, ku Lionel Mesi dhe Lautaro Martinez kanë dhuruar “show”. I pari që shënoi ishte ylli i PSG-së në minutën e 38′, më pas në minutën e 44′ ishte Rodrigo De Pol ai që dyfishoi shifrat.

Sulmuesi i Interit i vuri kapakun sfidës në minutën e 62′. Kombëtarja “Albiceleste” renditet e dyta në kuotën e 22 pikëve ndërsa Uruguaji në vendin e katërt duke koleksionuar 16 pikë.

Kili ka arritur një sukses 2-0 në shtëpi ndaj Paraguajit. Golat u rezervuan në fraksionin e dytë të takimit kun ë minutën e 69′ ishte Brereton ai që zhbllokoi sfidën dhe pas 3 minutash ishte ish-mesfushori i Juventusit, Mauricio Isla ai që përfundoi këtë takim me golin e dyë dhe të fundit të ndeshjes.

Venezuela ka mposhtur në shtëpi skuadrën e Ekuadorit, dhe Bolivia ka triumfuar minimalisht 1-0 në shtëpi kundër Perusë. Kujtojmë që në Amerikën e Jugut kualifikohen direkt 4 të parat në grup dhe e pesta luan në “play off”-in interkontinental.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN