MENU
klinika

Korçaret për kampione

Pesë volejbolliste të huaja te Skënderbeu

18.10.2021 - 11:23

Skuadra e Skënderbeut në volejboll për femra ka befasuar në javën e dytë të Superligës, duke mundur në Korçë 3-0 Partizanin kampion. Gjithsesi, ky rezultat nuk mund të konsiderohet aspak surprizë, duke parë blerjet që skuadra korçare ka bërë pak ditë para kësaj sfide.

Një “boom” i vërtetë në merkato, me 5 volejbolliste të huaja që kanë veshur fanellën e ekipit të Skënderbeut, që udhëheq renditjen me 6 pikë të plota. Te ekipi që drejtohet nga trajneri Besnik Lisha, kanë mbërritur 2 volejbolliste nga Bjellorusia, 1 nga Polonia, 1 nga Rusia e 1 nga Kazakistani.

Bëhet fjalë për volejbollistet Nataliya Hancharova (bjelloruse, 26 vjeçe, pasuese); Karolina Szmigielska (polake, 26 vjeçe, libero); Ksenia Kurerova (kazake, 25 vjeçe, pasuese); Darya Auramchyk (bjelloruse, 22 vjeçe, diagonaliste) dhe Anastasia Atepalina (ruse, 26 vjeçe, qendër).

Te Skënderbeu ka shkuar edhe volejbollistja Stela Agolli, që luante me Barleti Volley. Falë këtyre përforcimeve, skuadra korçare hedh kandidaturën për titull, duke qenë pretendetja kryesore. Asnjë ekp tjetër në volejboll nuk ka ndërhyrë në merkaton e huaj gjatë merkatos së verës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN