MENU
klinika

NBA

Rikthehen Warriors, kryesojnë 4 ekipe në Lindje

31.10.2021 - 14:09

Pas humbjes në kohën shtesë në ndeshjen e kaluar, Golden State Warriors është rikthyer te fitorja, duke mposhtur Oklahoma City Thunder 103-82. Vetë shifrat flasin për një dominim të skuadrës vendase.

Ndryshe nga herët e tjera, Warriors bëri lojë grupi, ku Stephen Curry shënoi vetëm 20 pikë. Golden State është skuadra më rezultative në dy konferencat, teksa në Perëndim mban kreun, ndjekur nga Utah Jazz, që pësuan humbjen e parë nga Chicago Bulls.

Pikërisht Chicago Bulls kryeson me tre ekipe të tjera në Lindje, përkatësisht Miami Heat, New York Knicks dhe Washington Wizards, që fituan ndeshjet respektive të fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN