MENU
klinika

NBA

Rikuperohet LeBron James, Lakers rikthehen te fitorja

30.10.2021 - 10:33

Pas humbjes së papritur me Oklahoma City Thunder, Los Angeles Lakers është rikthyer te fitorja, duke triumfuar në shtëpi 113-101 ndaj Cleveland Cavaliers. Fitorja e tretë në 6 ndeshje për kalifornianët që janë në vendin e nëntë, shumë larg pretendimeve.

Në sfidën e fundit u rikthye në parket LeBron James, i cili së bashku Anthony Davis ishin vendimtarë në fitoren e ekipit, pasi realizuan 50 pikë, përkatësisht 26 dhe 24 pikë. Vendasit humbën periodën e parë me 7 pikë diferencë, por më pas rikuperuan dhe ishin në avantazh gjatë gjithë kohës.

Në Lindje, kreun e mori Miami Heat, që fitoi në shtëpi 114-99 ndaj Charlotte Hornets. Sfidë ku spikati Buttler me 32 pikë dhe 10 rebound për vendasit nga Florida, që këtë sezon kanë rritur pretendimet.

Rikthehet te fitorja edhe Brooklyn Nets, që fiton 105-98 ndaj Indiana Pacers. Për Nets, rikthehet protagonist James Harden, që realizoi 29 pikë. Pretendentët e Nets kanë bërë një start me oshilacione, duke marrë 3 fitore dhe 3 humbje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN