MENU
klinika

Janë apo nuk janë bashkë?

Sqarohet çdo gjë rreth Kim dhe Kanye

02.10.2021 - 13:53

Kim Kardashian West dhe Kanye West kanë një “marrëdhënie pune”, por nuk janë përsëri së bashku.Së fundmi ato u ribashkuan për darkë në Nobu në Malibusë.

Kim dhe Kanye u ndanë në fillim të këtij viti, pas shtatë vjet së bashku dhe, megjithëse ata kanë vazhduar të kalojnë kohë së bashku, burimet kanë këmbëngulur se ata po mbajnë vetëm një marrëdhënie platonike dhe të bazuar në punë.

Kanye, 44 vjeç, thuhet se është ende duke “stiluar” gruan e tij të ndarë dhe çifti po prindërojnë edhe katër fëmijët e tyre, North, 8, Saint, 5, Chicago, 3 dhe Psalm, 2.

Një burim i brendshëm i tha revistës Us Weekly: ‘Ata kanë më shumë një miqësi dhe marrëdhënie pune si shumë prindër të tjerë. Ata nuk janë kthyer së bashku.”

Duke folur për ndarjen, Kim tha: ‘Asnjëherë nuk kam menduar se jam e vetmuar. Unë gjithmonë mendoja se ishte mirë, thjesht mund të kem fëmijët e mi, burri im lëviz nga shteti në shtet.
Dhe unë jam vetëm në këtë udhëtim me të, dhe isha mirë me të, dhe pastaj pasi mbusha 40 vjeç këtë vit, i thashë vetes: Jo kjo nuk është dhe aq normale.

Dhe një burim më parë tha se dyshja-të cilët u ndanë në shkurt-janë ‘të fokusuar në bashkë-prindërimin’.

Burimi tha: “Ka shumë e rëndësi që fëmijët të kalojnë sa më shumë kohë me Kanye. Kim po përpiqet të jetë mbështetëse. Ajo është e fokusuar në bashkëprindërimin. Asgjë nuk ka ndryshuar. Ata ende po ecin përpara me divorcin.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Profil/ Njihuni me sekretet e Rihanna-së

Jeton duke ngrënë fruta dhe me muzikë të mirë