MENU
klinika

NBA

Warriors mposhtin edhe Clippers, humbin kampionët

22.10.2021 - 11:00

Golden State Warriors, pasi mposhti dy ditë më parë Los Angeles Lakers, triumfoi 115-113 edhe ndaj Los Angeles Clippers, duke i mposhtur të dyja ekipet kaliforniane.

Një sfidë me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku vendimtar ishte i zakonshmi Stephen Curry, me 45 pikë e 10 rebound. Humbja e parë sezonale për kampionët e Milwaukee Bucks, që u mundën thellë 137-95 nga Miami Heta.

Tyler Herro me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për Miami, mbështetur nga Adebayo me 20 pikë e Butler me 21 pikë. Fiton edhe Atlanta, që mposhti 112-87 Dallas, sfidë ku u dalluan Reddish me 20 pikë e Young me 19 pikë e 14 asist.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN