MENU
klinika

NBA

Bucks mposhtin Lakers, shkëlqen Antetokounmpo

18.11.2021 - 12:07

Pretendenti kryesor i NBA, Los Angeles Lakers, nuk arrin të marrë një seri fitoresh, duke u mundur përsëri. Kampionët e Milëaukee Bucks fituan 109-102 ndajt ekipi kalifornian, një përballje mes basketbollistëve më të mirë.

Mungesa e LeBron James po ndihet te Lakers. Më i miri për miqtë, si rrallë ndonjëherë, ishte Tucker me 25 pikë e 12 rebound. Në kahun tjetër, për Bucks, shkëlqeu i zakonshmi Giannis Antetokounmpo me 47 pikë.

Ngjit shkallët në renditje Brooklyn Nets, i dyti në Konferencën e Lindjes, që mundi 109-99 Cleveland, sfidë ku 4 lojtarë të Nets realizuan mbi 20 pikë. James Harden me 27 pikë e 10 rebound ishte më i miri në parket.

Fiton edhe Miami Heat, që në fushën e tij mposhti 113-98 Neë Orleans Pelicans, ndeshje ku u dallua Butler me një triple double, 31 pikë, 10 rebound e 10 asiste. Ekipi nga Florida ngjitet në vendin e tretë, pas Brooklyn Nets.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN