MENU
klinika

NBA

Clippers marrin fitoren e shtatë radhazi, ngjiten të tretët

14.11.2021 - 13:30

Pas Golden State, skuadra e Los Angleses Clippers është më në formë nga të gjitha në NBA. Kalifornianët morën sot fitoren e shatë radhazi dhe ngjiten në vendin e tretë në Perëndim, duke kaluar skuadra pretendente si Lakers e Jazz.

Clippers fituan në fushën e tyre 129-102 ndaj Minnesotas. Vetë shifrat flasin për një dominim të vendasve. Lojë grupi e Clippers, ku spikati dyshja George-Jackson, përkatësisht 23 dhe 21 pikë.

Në Lindje, humb Philadelhpia me Indiana Pacers. Ndërsa surpriza në këtë konferencën është Washington Wizards, që fitoi në Florida ndaj Orlando Magic dhe tashmë kreun e renditjes, duke zbritur Nets dhe Bulls.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN