MENU
klinika

Ish-lojtari i Schalke 04

Inskenoi vdekjen e tij, 4 vjet burg për ish-futbollistin

18.11.2021 - 20:03

Një ish-futbollist i Schalke-s është dënuar me 4 vite burg në Gjermani, pas ka mashtruar duke trilluar vdekjen e tij, në mënyrë që të përfitonte para nga siguracioni për jetën.

Hianick Kamba, tashmë 35-vjeçar, si dhe bashkëshortja e tij, janë dënuar me 3 vite e 10 muaj burg për mashtrimin që kryen për të përfituar 1.2 milionë euro nga paratë e siguracioneve.

Gjithçka nisi në vitin 2016, kur Kamba u raportua se kishte udhëtuar drejt vendlindjes së tij, RD Kongo, ndërsa vdiq atje në një aksident me makinë. Lajmi bëri bujë asokohe dhe ish-bashkëlojtarë të tij  në vitet kur kishte qenë pjesë e të rinjve të Schalkes, mes të cilëve Manuel Neuer, dërguan mesazhe ngushëllimi.

Portieri i përfaqësueses gjermane shkoi deri aty sa mblodhi para për vejushën e “të ndjerit”. Por të dy kishin nënshkruar gjashtë muaj para “vdekjes” një kontratë sigurimi mbi jetën me vlerë 600 mijë euro, që dyfishohej në rast të një vdekje aksidentale.

Pasi u zbulua se Kamba ishte gjallë e shëndoshw, nisën hetimet dhe tashmë është vërtetuar se gjithçka është organizuar nga çifti për fitime financiare ndaj të dy kanë përfunduar pas hekurave.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN