MENU
klinika

Kualifikueset e Europianit

Kombëtarja U-19 e pafuqishme ndaj Francës, pëson 4 gola

10.11.2021 - 17:05

Shqipëria U-19  humbet ndeshjen e parë ndaj Francës U-19, të vlefshme për kualifikueset e europianit me rezultatin 4-0, në stadiumin “Arena Egnatia”. Skuadra e Armando Cungut ishte e pafuqishme ndaj ‘Gjelave’ dhe pati shumë pak raste për shënim.

Kuqezinjtë e nisën mirë sfidën ku dhe ju anulua një gol. Ishte lojtari I Sasuolos, Asan Mata që shënoi një gol mjaft të bukur, por iu anulua sepse topi kishte dalë jashtë në momentin e pasit të fundit.

Nga ky moment lojën e kontrolluan miqtë, të cilët kaluan në avantazh me Virzhinius në minutën e 28’. Francezët shënuan dhe 2 gola të shpejtë me Albine, i cili realizoi dy herë në minutat 35’ dhe 40’. 3-0 përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë kuqezinjtë e vegjël u përpoqën të reagonin, por nuk ia arritën dot. Në minutën e 64’ francezët shënojnë golin e katërt me Tçaouna. Sulmuesi përfitoi nga një gabim në mbrojtje dhe shënoi me penallti. Ndeshja e ardhshme do të jetë ndaj Serbisë në transfertë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN