MENU
klinika

Futbollistët i dhurojnë një bluzë

Kombëtarja surprizohet nga tifozi special i kuqezinjve

12.11.2021 - 17:04

Kombëtarja shqiptare ka pasur sot një vizitë speciale para ndeshjes me Anglinë. Djaloshi shqiptar Danilo Shkodra, një nga tifozët më të veçantë të Kombëtares, është takuar sot me lojtarët kuqezi në hotelin ku është akomoduar skuadra në Londër në prag të ndeshjes së Ëembley-t ndaj Anglisë.

Ai jeton në Londër dhe është një tifoz i zjarrtë i kuqezinjve. Etrit Berisha e ka falënderuar Danilon për këtë vizitë dhe për mbështetjen që ai i jep nga larg përfaqësueses shqiptare.

Me këtë rast lojtarët i kanë dhuruar edhe një fanellë të Kombëtares tifozit special. Edhe djaloshi i falënderoi shumë lojtarët dhe u shpreh i emocionuar për këtë surprizë të bukur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak