MENU
klinika

Ish e dashura, akuza në përjetorin e vdekjes

“Maradona më dhunoi dhe më detyroi të merrja drogë”

23.11.2021 - 18:15

“Është e vështirë të jesh në Argjentinë e të shohësh se Maradona është një idhull, dhe në të njëjtën kohë të ndjesh brenda vetes se ke një kujtim shumë të keq për të si person”.

Gjatë një konference shtypi të mbushur me njerëz në Buenos Aires, 37-vjeçarja kubaneze Mavys Alvarez Rego, e shoqëruar nga avokatët e saj Gaston Marano dhe Marcela Carmen Scotti, përsëriti akuzat kundër Diego Armando Maradonas në përvjetorin e parë të vdekjes që është të enjten.

Të enjten e kaluar, gruaja e ardhur nga Kuba, u dëgjua në hetimin penal për shkaqet e përfundimit të ish-Pibe de Oro. Ajo dashura e Maradonës në Kubë nga viti 2000 (kur ishte gjashtëmbëdhjetë vjeç) deri në vitin 2005.

“Në atë periudhë mbarova të qenit vajzë e vogël dhe më duhej të kaloja fazat e jetës. Papritmas u bëra grua dhe më vodhën pafajësinë. Isha 16 vjeç dhe vetëm pija, gjihashtu po merrja edhe drogë” – u shpreh Alvarez.

Gruaja më pas përsëriti se ishte Maradona që e mësoi atë me këto praktika gjatë periudhës në Kubë, ku teorikisht do të duhej të kuronte varësitë pikërish nga droga.

“Më pushtoi me fraza dhe lule, pastaj pas disa muajsh filloi të ndryshonte gjithçka dhe unë e doja dhe në të njëjtën kohë e urreja. Më erdhi në mendje vetëvrasja”- shtoi Alvarez.

Pasi tregoi se “ai më ofronte vazhdimisht kokainë”, gruaja akuzoi ish-kampionin se e detyronte të bënte seks kundër dëshirës së saj: “Kur nëna ime trokiti në derë, Diego nuk e la të hynte, më vuri dorën në gojë dhe më përdhunoi”.

Pas episodeve të tjera të dyshuara të dhunës, gruaja tregoi se kur Maradona e mori atë nga Havana në Buenos Aires, falë një leje të veçantë nga qeveria kubaneze, për t’i nënshtruar një operacioni për të zmadhuar gjoksin e saj “sepse atij i pëlqenin të mëdhenj”, e braktisi pa asnjë problem.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tregon ish-përgatitësi atletik

“Maradona i droguar, e shtrydhën si limon”