MENU
klinika

NBA

Nets marrin kreun në Lindje, James merr dënim të lehtë

23.11.2021 - 14:14

Brooklyn Nets ngjitet në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 117-112 në fushën e Cleveland. Ky është suksesi i 13-të në kampionat për Nets, ku për miqtë shkëlqeu Durant me 27 pikë.

Zbret në vendin e katërt në Lindje ekipi i Washington, që sot u mund 109-103 nga Charlotte (Rozier 32 pikë). Nuk zhgënjen skuadra kampione e Milwaukee Bucks, që mundi 123-92 Orlando Magic, takim ku diferencën për vendasit e bëri kolektiviteti (7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë).

Humbet ekipi i Utah Jazz, që zbret në vendin e tretë në Perëndim, duke u mundur në sekondat e fundit 119-118 nga Memphis Grizzlies (Morant 32 pikë). Në këtë konferencë diferencë e bën Golden State, që ka 15 fitore.

Ndërkohë, është marrë vendimi për LeBron James, pas goditjes më bërryl ndaj kundërshtarit në ndeshjen Pistons-Lakers. Ylli i NBA është dënuar me vetëm 1 ndeshje, duke ia hedhur paq.

Ai tentoi të telefononte Stewart, por ky i fundit nuk pranoi. Komisioni i Disiplinës më shumë dënoi Stewart, me dy ndeshje, për shkak të ndërprerjes për 15 minuta të sfidës dhe agresivitetit për të goditur të tjerët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN