MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 9

Partizani ndalet sërish, titulli mbetet thjesht dëshirë

20.11.2021 - 22:46

Pas 3 fitoreve radhazi, dy në kupë dhe një në kampionat, Partizani është ndalur në barazim 1-1 në javën e nëntë të Kategorisë Superiore përballë Lacit. Të kuqtë madje shmangën humbjen, pasi po humbisnin në pjesën e parë.

Ishte një sfidë e luajtur mes tensionit ku të dy ekipet e kërkuan me ngulm fitore, për në fund morën nga një pikë. Ishin kurbinasit që kaluan të parët në avantazh me Shehun që u tregua i saktë nga pika e penalltisë.

Gjithsesi, fundi i pjesës së parë ishte mjaft i tensionuar pasi të dyja skuadrat luftuan shumë në mesfushë. Me fillimin e pjesës së dytë, Daja hodhi në fushë Kaçen.

Hyrja e mesfushorit i dha fytyrë të re Partizanit që kërkoi me ngulm golin e barazimit, për ta gjetur atë në minutën e 79-të me Tedi Carën. Por nuk kishte më kohë, Partizani nuk arrin të ruajë vazhdimësinë, ndërsa Laçi bën një paraqitje dinjitoze .

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN