MENU
klinika

Al-Thani

Postoi i pari lëvizjen e Messit, tani konfirmon Zidane te PSG

26.11.2021 - 17:30

Emri i Zinedine Zidane është përfolur shumë për stolin e PSG-së, me Maurizio Pochettinon që do të marrë drejtimin e Manchester United sipas gjasave.

Lajmi u hodh poshtë nga drejtori sportiv Leonardo, i cili u shpreh se kishte respekt për Zidanen, por nuk ka pasur asnjë kontakt mes francezi dhe klubit parisien. Por për të hedhur gjithçka poshtë këtë të Leonardos, ka menduar pjesëtari i familjes mbretërore që ka në pronësi PSG-në.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Khalifah Bin Hamad Al-Thani ka zyrtarizuar marrëveshjen me ish-teknikun e Realit, duke shkuar: “Mirë se vjen Zizu”.

Postimi ka marrë dhenë, pasi më parë Al-Thani zyrtarizoi dhe marrëveshjen e PSG-së me Messin në verë, e cila u konfirmua vetëm pak orë më pas nga vetë klubi. Al-Thani shihet si një burim i besueshëm nga tifozët dhe statusi i tij ka shkaktuar trazira në rrejtet sociale ku tifozët e PSG janë entuziazmuar së tepërmi.