MENU
klinika

Nga njohja e pensioneve te përfitimet për aksidentet në punë...

Marrëveshja për kontributet shoqërore Shqipëri – Kosovë

26.11.2021 - 12:32

Në mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që po mbahet në Elbasan, u prezantua nga ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, marrëveshja që pritet të firmoset sot në lidhje me njohjen e kontributeve dhe sigurimeve shoqërore.

Sipas ministres së Financave, nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje bën që shtetasit e Republikës së Shqipërisë që punojnë dhe jetojnë në Kosovë, si dhe anasjelltas, do të përfitojnë të drejtën e barrëlindjes, do të mund të marrin përfitimet në rast të aksidenteve në punë, si dhe u siguron pensionet e pleqërisë, invaliditetit, apo ato familjare.

“Unë dua të shpreh kënaqësinë për grupet teknike që kanë punuar intensivisht me qëllimi që të përputhin legjislacionin e dy vendeve.

Hartimi i kësaj marrëveshjeje kaloi në Këshillimin e Ministrave këtë javë. Vitet e fundit numri i të punësuarve është rritur, si nga ana e shtetasve të Shqipërisë që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, si shtetasit kosovarë që punojnë në Shqipëri.

Kjo marrëveshje që nënshkruajmë sot pikërisht lehtëson akoma më tej procedurat e tyre, njeh periudhat e sigurimit të tyre me qëllim që qytetarët të përfitojnë nga përfitimet e barrë lindjeve, nga përfitimet në rast të aksidenteve në punë si dhe për pensionet e pleqërisë, invaliditetit, apo ato familjare në të dyja vendet.

Nuk mund të lë pa përmendur bashkëpunimin e arritur jo vetëm në këtë pikë, por edhe në fushën e tregtisë e cila do të lehtësojë bizneset që operojnë në të dyja palët e kufirit. Kemi marrë hapa shumë të mirë që nga hera e fundit që jemi takuar, për uljen e numrit të skanimeve dhe besoj se takimi që kemi me biznesin sot do të vlerësohen nismat e ndërmarra”, tha Brahimaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rama: Do donim t’ju kishim pritur me diell…

Nis mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë