MENU
klinika

Shqipëria kthehet 40 vite pas

Reja pësoi humbjen më të thellë me Kombëtaren

13.11.2021 - 18:34

Humbja e djeshme është më negativja në drejtimin e Edy Rejas në stolin e Kombëtares shqiptare. Humbjet më të thella ishin ato ndaj Francës dhe Polonisë me rezultatin e njëjtë 4- 1.

Madje, dhe në gjithë karrierën e italianit nuk kishte ndodhur që ekipi i tij të pësonte pesë gola që në pjesën e parë. Në 26 ndeshje në total me Shqipërinë, bilanci është 12 fitore, 4 barazime dhe 10 humbje.

Hera e fundit që Shqipëria pësonte 5 gola në pjesën e parë ndodhi në vitin 1981, ku Gjermania na mundi 8-0, me Rummeniggen që na shoi 3 gola. Skuadra që tregojnë se nuk të falin nëse nuk përqendrohesh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN