MENU
klinika

Një vit nga vdekja e legjendës

Tre statuja në Napoli për nder të Maradonës

24.11.2021 - 20:15

Nesër Diego Armando Maradona bën një vit nga ndarja nga jeta dhe në Napoli tre statuja bronzi do të vendosen për të kujtuar legjendën e futbollit dhe për të siguruar që ai të mbetet i pavdekshëm në qytetin që e deshi më shumë se çdo tjetër.

Dy statuja do të jenë një brenda dhe një jashtë stadiumit që mban emrin e tij. Një statujë e tretë do të ekspozohet brenda muzeut kombëtar të Napolit, një vepër bashkëkohore midis mijëra gjetjeve arkeologjike të epokës romake.

Skulptura e parë e krijuar nga artisti Domenico Sepe do të vendoset nesër në orën 13:30 në sheshin përballë sektorit Distinti të stadiumit. Një tjetër statujë prej bronzi që paraqet kampionin argjentinas do të vendoset brenda dhomave të zhveshjes së stadiumit, në hapësirën përballë dhomave të destinuara për gjyqtarët e ndeshjeve.

Skulptura e tretë, nga ana tjetër, tashmë është ekspozuar bukur në Kopshtin e Kameliasve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar të Napolit. Vepra e artistit Christian Leporino titullohet “Ëndrra e heroit” dhe është pjesë e koleksionit të përhershëm të MANN.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish e dashura, akuza në përjetorin e vdekjes

“Maradona më dhunoi dhe më detyroi të merrja drogë”