MENU
klinika

Çfarë tha autori menjëherë pasi i mori jetën të riut?

Vrasja në Elbasan/ Si nisi sherri për një vajzë?

08.11.2021 - 14:28

Një sherr për një femër që shkonte me meshkuj për para qëndron pas ngjarjes së rëndë të regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Elbasanit, ku mbeti i vrarë një 28-vjeçar dhe u plagos vëllai i tij.

Pas ngjarjes së rëndë, Policia arrestoi pas rreth dy orësh autorin e dyshuar, shtetasin Ardit Hida, 24 vjeç, i cili u kap në lagjen “Brigada e 17-të Sulmuese”. I riu pritet të dalë përpara gjykatës gjatë kësaj të hëne për t’u njohur me masën e sigurisë.

Burime nga Policia e Elbasanit bënë me dije se menjëherë pas arrestimit, 24-vjeçari ka pranuar autorësinë e ngjarjes. Në deklaratën paraprake, ai ka thënë se ka pasur një debat të ashpër me viktimën dhe vëllanë e tij, debat i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e armëve të ftohta. Duke qenë se i riu ka pranuar krimin, tanimë pritet të shpjegohen edhe arsyet konkrete të sherrit që degjeneroi në përdorimin e thikës. Policia lokale tha se në konflikt ishte përfshirë një grup të rinjsh, ndërsa deri më tani është arrestuar vetëm një person. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

NGJARJA

Ka qenë ora rreth 19 e 50 minuta, kur dy vëllezërit, përkatësisht Florenc dhe Mikel Kovaçi, janë konfliktuar me një grup të rinjsh, konflikt i cili dyshohet se ka ndodhur për shkak të një femre. Ata kanë debatuar fillimisht me fjalë dhe më pas janë përdorur armë të ftohta. Për pasojë ka humbur jetën Florenc Kovaçi, 28 vjeç, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë vëllai i tij, Mikel Kovaçi, 19 vjeç. Ky i fundit është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore. “Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen ‘Qemal Stafa’, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallëzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej vëllezërve, shtetasi F. K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan, ka ndërruar jetë, ndërsa vëllai tjetër, shtetasi M. K., 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjekësore”, sqaroi Policia lokale. Pas arrestimit të autorit të dyshuar, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale edhe mjeti prerës (thikë) me të cilin 24- vjeçari kreu krimin. “Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i thikës me të cilën ky shtetas plagosi dy vëllezërit, ku si pasojë e plagëve të marra, njëri prej vëllezërve, shtetasi F. K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan, ka ndërruar jetë, ndërsa vëllai tjetër shtetasi M. K., 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjekësore”, sqaroi Policia lokale.

Viktima, me probleme të shëndetit mendor

I riu Florenc Kovaçi përfundoi i pajetë në Spitalin e Elbasanit. Ai është goditur disa herë me thikë në pjesën e kraharorit dhe në zemër, plagë të cilat kanë qenë fatale për të. Burimet bënë me dije gjithashtu se viktima vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kurohej prej disa vitesh. Ai gjithashtu njihej si person konfliktual në zonë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Si lindi sherri mes të rinjve për një vajzë

Detaje nga vrasja e të riut në Elbasan

Vritet një person, plagoset vëllai i tij

Sherr me thika mes disa të rinjve në Elbasan