MENU
klinika

Mesazhi i trajnerit për Benfican

Bayern me formacionin më të mirë ndaj Barçës

07.12.2021 - 18:10

Trajneri i Bayern Munchen, Julian Nagelsmann, i ka dërguar mesazh Benficas, duke treguar se ndaj Barcelonës do të fusë skuadrën më të mirë që e ka në dispozicion.

Bayern Munich e pret në “Allianz Arena” Barcelonën në ndeshjen jetike për katalanasit për vazhdimësinë e tyre në Champions League, Barcelona duhet të fitojë ndaj Bayernit, ose të shpresojë që Benfica të mos fitojë ndaj Dinamo Kiev.

“Ne do të luajmë me ekipin më të mirë në dispozicion. Përshëndetje për Lisbonën, mos u shqetësoni”, – u shpreh Nagelsmann. Ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve si pasojë e masave në Bavari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN