MENU
klinika

Sulmuesi norvegjez

City në sulm për Haaland, ai ka dëshira të tjera

28.12.2021 - 17:45

Shumica e mediave sportive në botë, në rubrikën e merkatos, kryefjalë kanë Erling Haaland. Norvegjezi është edhe në “radarët” e Manchester City. Guardiola dëshiron ta marrë sulmuesin e datëlindjes 2000 në Premier League qysh verën e ardhshme.

Sipas raportimeve të “Marca”, në fakt, “qytetarët” i kanë nisur kontaktet me agjentët e yllit norvegjez prej disa kohësh për ta çuar atë në Britaninë e Madhe. Për 21-vjeçarin, megjithatë ka një konkurrencë të madhe mes Real Madridit, Barcelonës, Bayern Munich dhe Manchester City, të interesuar për shërbimet e bomberit nordik.

Mësohet se Haaland do të donte të largohej nga Bundesliga dhe Borussia Dortmund, por jo për të luajtur me “Qytetarët”. La Liga dhe Real Madrid janë në krye të listave të dëshirave të tij.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak