MENU
klinika

Liga e Kombeve

Kalendari i Kombëtares, ndeshjet nisin me Rusinë

17.12.2021 - 13:09

Kombëtarja shqiptare e futbollit u shortua në grupin e Ligës së Kombeve me skuadra të forta, me Rusinë, Izraelin dhe Islandën. Ndeshjet do të nisin në muajin qershor, ku do të luhen 4 ndeshje ndërsa në muajin shtator do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e fundit të grupit.

Ndeshjen e parë të këtij kompeticioni, kuqezinjtë do ta luajnë në “Air Albania” ndaj Rusisë më datë 2 qershor, ndeshjen e dytë do ta luajnë ndaj Islandës në transfertë më datë 6 qershor, kurse të 3-n ndaj Izraelit po në shtëpi më datë 10 qershor.

Kuqezinjtë do t’i mbyllin ndeshjet e muajit qershor ndaj Rusisë në transfertë më datë 13 qershor, ndërsa do të rikthehen në fushë në muajin shtator.

Kombëtarja do udhëtojë drejt Izraelit më datë 24 shtator dhe 3 ditë më vonë, më datë 27 shtator do të mbyllin këto eleminatore ndaj Islandës në “Air Albania”. Të gjitha këto sfida janë parashikuar që të luhen në orën 20:45.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Objektivi? Të mbijetojmë në Ligën B”

Habit Edy Reja: Broja nuk ka pasur sjellje pozitive

Presidenti i FSHF-së për rivalët në Nations League

Duka: Jo vetëm rivalët, edhe largësia është problem


Merr për herë të katërt radhazi titullin kampion

Manchester City shkruan historinë

Ka shënuar 23% të golave pas minutës së ‘90

Granit Xhaka: Jemi të pabesueshëm!

I heq nga duart sfidën Gjermani-Skoci

Tërboi Bayern në Madrid, UEFA nuk fal Marciniak