MENU
klinika

Serie A, Java 16

Lazio kalon me lehtësi Sampdorian në Genova

05.12.2021 - 21:00

Lazio merr një fitore të lehtë në transfertë ndaj Sampdorias, të paktën nga sa ishte menduar. Bardhekaltrit fitojnë 1-3 ndaj Sampdorias dhe tashmë mund të pretendojnë më shumë.

Gjithçka nisi shpejt me golin e Milinkovic-Savic. Kalojnë disa minuta dhe Lazio dyfishon, e bën me sulmuesin Ciro Immobile. Ende protagonisti i madh Mattia Zaçagni, që bën gjithçka mirë dhe shërben gati në pikën e penalltisë sulmuesin e Italisë që nuk fal portierin Audero.

Në minutën e 38-të, Lazio gjen edhe golin e tretë. Eklips total për Sampdorian. Milinkovic-Savic dhuron asist për Immobile, që nuk fal dhe shënon golin e dytë personal. Mbyllet 0-3 pjesa e parë.

Në të dytën, Lazio më shumë mendon për të menaxhuar fitoren sesa për të shënuar gol tjetër. Milinkovic-Savic bëhet protagonist me dy kartonë të verdhë del me të kuq. Në 89’. Gabbiadini shënon golin e nderit për vendasit.