MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Lazio nuk merr vendin e parë, West Ham në krye me humbje

10.12.2021 - 00:00

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet në grupe në Europa dhe Conference League. Lazio nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në shtëpi me Galatasaray dhe për pasojë kalon si vend i dytë, ndërsa turqit si kokë grupi. Marseille fiton 1-0 me Lokomotiv Moskë dhe shkon në Conference League.

Ferencvaros i Uzunit bën surprizën në ndeshjen e fundit, duke fituar 1-0 ndaj Bayer Leverkusen, tri pikë nderi për hungarezët, pasi gjermanët ishin kualifikuar më herët. Uzuni luajti për 90 minuta të plota.

Ka fituar grupin e vet edhe Crvena Zvezda, me barazimin 1-1 në Braga. Ndërsa Dinamo Zagreb doli e dyta në grup, pas fitores 1-0 në Londër ndaj West Ham. Ky i fundit kishte siguruar kreun e grupit dhe luante me të rinjtë.

Në Conference League, Basel i shqiptarëve fitoi 3-0 me Qarabag dhe siguroi kreun e grupit. Surpriza ishte barazimi 1-1 i Union Berlin ndaj Slavia Prague, me gjermanët që eliminohen, cekët të dytët dhe Feyenoord i pari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Champions League, ndeshja e fundit në grupe

Atalanta bie në shtëpi, kalon në Europa League