MENU
klinika

Formula 1

Mick Schumacher, zyrtarisht edhe pilot i Ferrarit

22.12.2021 - 14:50

Mick Schumacher do të jetë piloti i tretë i Ferrarit për vitin 2022, duke qenë piloti rezervë i “kokëkuqes”. Ai do të garojë me makinën amerikane Haas, si pilot zyrtar i saj, por në rast se Ferrari do të ketë nevojë për të, ai do të garojë me “kokëkuqen” (në rast dëmtimi të Leclerc apo Sainz).

Lajmin e konfirmoi drejtori sportiv i Ferrarit, Mattia Binotto: “Mos harroni si ai është pilot i Ferrari, është pjesë e Akademisë tonë. Kjo akademi zbulon talentet dhe pilotët e ardhshëm të Ferrarit. Nëse je pjesë e akademisë dhe je i suksesshëm, atëherë do të kesh mundësinë të pilotosh edhe Ferrarin në garë”.

Te makina italiane synojnë në rritjen profesionale të 22-vjeçarit gjerman, që këtë vit debutoi në Formula 1 me Haas, makinën më të dobët të këtij botërori. Ai nuk grumbulloi asnjë pikë. “U paraqit mirë dhe pati progress në pistë, jo vetëm në vijueshmëri por edhe në shpejtësi”, – tha Binotto.