MENU
klinika

Vendoset rekord në NBA

Suns marrin kreun, Grizzlies fitojnë me 73 pikë diferencë

03.12.2021 - 15:59

Vijon marshimi i skuadrës së Phoenix, që mori fitoren e 18-të radhazi sezonale në NBA. Skuadra e Suns fitoi 114-103 ndaj Detroit Pistons, duke marrë edhe kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit. 7 lojtarë të Phoenix realizuan mbi 10 pikë (Johnson e Payne nga 19 pikë secili).

Memphis Grizzlies fitoi 152-79 ndaj Oklahoma, një fitore me 73 pikë diferencë, rekord i NBA për diferencën e pikëve mes dy ekipeve (diferenca më e madhe ishte me 68 pikë, Cleveland-Miami 148-40, më 17 dhjetor 1991). Jackson me 27 pikë ishte shënuesi më i mirë për Memphis në këtë sfidë.

Humbet pas 8 fitoresh skuadra kampione e Milëaukee Bucks, që u mund 97-93 nga Toronto Raptors. Mungesa e Giannis Antetokounmpo ndikoi te skuadra e Bucks, ndërsa për kanadezët u dallua VanVlet me 29 pikë. Jashtë fushe fiton Chicago, që mundi 119-115 Neë York (DeRozan 34 pikë) më i miri).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN