MENU
klinika

“Do të luaja edhe falas”

Talentit të Chelsea që iu ndërpre ëndrra në mes

24.12.2021 - 18:17

Nuk është një emër i njohur, edhe pse emri i tij është lakuar me Chelsea. Padyshim një talent, por i pafat në karrierë. Fjala është për Charly Musonda, një nga futbollistët më premtues, por i ëmtuar rishtazi dhe i detyruar të qëndrojë jashtë për kohë të gjata.

I blerë nga Chelsea në 2012-n, pa mbushur akoma 16 vjeç, talenti i moshave të Anderlecht ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju në 2018-ën që nuk e ka lejuar të hedhë hapin e madh që dukej shumë afër. Një vit i ndalur për atë problem fizik dhe nga ai moment ka luajtur shumë pak ndeshje.

Më pas ka ardhur një tjetër ndërhyrje dhe ndalesa e radhës që nga 16 gushti 2019 deri më 24 shtator 2021 nuk e ka parë më të zbresë në fushë deri në momentin e kthimit te rezervat e Chelsea-t. Një periudhë e vështirë për të cilën ka folur vetë Musonda:

“Kam folur me trajnerin dhe i kam thënë se do të kisha luajtur edhe falas. E gjitha kjo nuk ka të bëjë asgjë me kontratën. Isha i gatshëm të luaja falas vitin e ardhshëm. Mund të jem edhe i fundit i ekipit, por doja të stërvitesha fort dhe të fitojë një vend. Do të kisha luajtur tek U-23, do të isha kthyer në formë dhe më pas do të kishim vendosur.

Ai e ka kuptuar, kemi zhvilluar një bisedë të mirë, por më ka thënë: ‘Dëgjo, nuk më takon mua të vendos. Kontratat duhen negociuar me të tjerë’”. Edhe pse trajnerët në Angli kanë fuqi më shumë, sërish klubi ka politikat e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN